Vdes akademikja Edi Shukriu

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur të martën në moshën 73-vjeçare akademikja kosovare, Edi Shukriu.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK).

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë opinionin se më 17 janar 2023 ndërroi jetë akademike Edi Shukriu, një emër i njohur dhe i çmuar në fushën e arkeologjisë, të historisë, të letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme