Vdes i aksidentuari në Prizren

Prizren | 20 Pri 2017 | 12:57 | Nga

Një person ka ndërruar jetë gjatë së mërkurës në QKUK pas lëndimeve të marra gjatë një aksidenti trafiku të ndodhur në Prizren më 17 prill.

Sipas policisë, deri tek aksidenti ka ardhur kur një person i cili ishte  drejtuar automjetin e tij në mënyrë të rrezikshme nuk i kishte dhënë përparësi kalimi këmbësorit në kalimin për këmbësorë, kështu duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në autopsi në mjekësinë ligjore, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe më pas është dërguar  në qendrën e ndalimit me urdhër të prokurorit kujdestar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme