Vdes burri që u godit nga treni në Klinë

Prishtinë | 01 Qer 2023 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Vetëm disa orë pasi një burrë është goditur mëngjesin e të enjtes nga treni në rrugën “Ilir Merturi” në Klinë, autoritetet e kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, sipas të cilës, fillimisht në lidhje me rastin është dyshuar për aksident trafiku, por pas ekzaminimeve autoritetet e kanë kategorizuar ngjarjen si incident.

“Më datë 1 qershor 2023 rreth orës 06:00, Policia është informuar se në rrugën “Ilir Merturi” nё Klinë ka ndodhur një incident mes një këmbësori dhe trenit tё udhëtareve”, thuhet në njoftimin për media.

“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, fillimisht ёshtё dyshuar për aksident trafiku, mirëpo pas ekzaminimeve nga hetuesit Policor, kemi kuptuar se kemi tё bëjmë me incident. Viktima ёshtё dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet tutje.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”./ AlbanianPost

Të ngjashme