Ekonomia Online
FUNDIT

Vdes doajeni i radio-gazetarisë kosovare, Hivzi Krasniqi

Vdes doajeni i radio-gazetarisë kosovare, Hivzi Krasniqi

Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë njëri prej tekstshkruesve dhe gazetarëve më të njohur kosovar. Hivzi Krasniqi ka ndërruar jetë sot në mbrëmje në Prishtinë ndërsa lamtumira e fundit do t’i jepet në vendlindjen e tij – në Pejë. Krasniqi, krahas punës si gazetar njihej edhe për shkrimin e teksteve të këngëve të […]

Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë njëri prej tekstshkruesve dhe gazetarëve më të njohur kosovar.


Hivzi Krasniqi ka ndërruar jetë sot në mbrëmje në Prishtinë ndërsa lamtumira e fundit do t’i jepet në vendlindjen e tij – në Pejë.

Krasniqi, krahas punës si gazetar njihej edhe për shkrimin e teksteve të këngëve të ndryshme. Ai është autor i afër 1000 teksteve të këngëve shqipe.

Krasniqi ishte njëri prej pioniereve të radio-gazetarisë shqiptare.

Ai po ashtu ka punuar në Radio Prishtina dhe në Radio Televizionin e Kosovës për disa vite.

Për një kohë ai ishte kryeredaktor në Radio Dukagjini.

Të ngjashme