Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se në këtë klinikë ka vdekur pacienti me incialet A.G. (1940), me vendbanim në Prishtinë.
Sipas kësaj klinike, pacienti që ka ndërruar jetë, krahas diagnostikimit me Covid-19, vuante edhe nga disa sëmundje të tjera shoqëruese.
“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 20 qershor 2020, në këtë klinikë ka vdekur pacienti A.G. (1940), me vendbanim në Prishtinë. Pacienti që ka ndërruar jetë, krahas diagnostikimit me Covid-19, vuante edhe nga disa sëmundje të tjera shoqëruese”.