Ekonomia Online
FUNDIT

Vdes foshnja dymuajshe në Prishtinë, policia në hetim të rastit

Vdes foshnja dymuajshe në Prishtinë, policia në hetim të rastit

Një foshnje dymuajshe ka vdekur të premten në mëngjes. Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 në rrugën “Muhamet Haxhaj”, në Prishtinë. tutje në njoftim thuhet se foshnja ka vdekur në rrethana të panjohura, andaj edhe është duke u hetuar rasti. “Në rrugën ‘Muhamet Haxha’, viktima mashkull kosovar (foshnje-dymuajshe) në rrethana deri […]

Një foshnje dymuajshe ka vdekur të premten në mëngjes.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 në rrugën “Muhamet Haxhaj”, në Prishtinë.

tutje në njoftim thuhet se foshnja ka vdekur në rrethana të panjohura, andaj edhe është duke u hetuar rasti.

“Në rrugën ‘Muhamet Haxha’, viktima mashkull kosovar (foshnje-dymuajshe) në rrethana deri më tani të panjohura ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

Të ngjashme