Ekonomia Online
FUNDIT

Vdes gazetari Ramadan Musliu

Vdes gazetari Ramadan Musliu

Në moshën 66 vjeçare ka vdekur gazetari Ramadan Musliu. Musliu studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universiteti i Prishtinës ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare. Krijimtarinë letrare dhe publicitike (gazetareske) e filloi herët. Ai gjatë viteve 1977-1980 ka punuar arsimtar i lëndës gjuhë dhe letërsi shqipe në Qendrën Shkollore “Kuvendi i Lezhës”. Po […]

Në moshën 66 vjeçare ka vdekur gazetari Ramadan Musliu.

Musliu studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universiteti i Prishtinës ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare.

Krijimtarinë letrare dhe publicitike (gazetareske) e filloi herët.

Ai gjatë viteve 1977-1980 ka punuar arsimtar i lëndës gjuhë dhe letërsi shqipe në Qendrën Shkollore “Kuvendi i Lezhës”.

Po ashtu ai ka punuar edhe si gazetar i kulturës në gazetën e përditshme Rilindja dhe ishte anëtar i redaksisë së Revistës së përdyjavshme për kulturë “Fjala” të Prishtinës, nga viti 1981-1993.

Ramadan Musliu, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2004 deri në vitin 2007.

Të ngjashme