Vdes i riu nga Mitrovica, e zuri vinçi teksa po punonte

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 22:48 | Nga Ekonomia Online

Në mënyrë aksidentale, ka vdekur këtë të martë, i riu nga Mitrovica, Perparim Peci.

Ai ishte duke punuar në kompaninë “Tehno Burimi”, ku mori lëndime vdekjeprurëse, teksa ishte duke punuar gjatë të martës.

“Tehno Burimi”, në Mitrovicë, ku ishte duke punuar i riu, është kompani që merren me punime të vrazhda me beton.

Një familjar i viktimës ka treguar se Perparim Peci, kishte marrë plagë të rënda vdekjeprurëse, pasi që e kishte zënë vinçi, teksa ishte duke kryer punën e tij, raporton Gazeta Blic.

Të ngjashme