Vdes kantautori i njohur italian, Toto Cutugno

Prishtinë | 22 Gus 2023 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur në moshën 80-vjeçari kantautori i mirënjohur italian Toto Cutugno.

Lajmin e ka dhënë menaxheri i tij, i cili ka njoftuar se Cutugno ëshë ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Cutugno do të mbahet mend për këngën e famshme “L’Italiano“, një këngë që u kthye shumë shpejt në një simbol brenda dhe jashtë Italisë.

Në karrierën e tij ai ka shënuar suksese të shumta, duke fituar një Festival të Sanremos dhe duke u renditur i dyti në gjashtë raste të tjera.

Të ngjashme