Sharon Jones, këngëtarja e njohur e muzikës soul dhe anëtarja e grupit Dap-King, ka vdekur.
Jones ka vdekur të premten në spitalin në New York, pas betejës me kancerin në pankreas.
Ajo dhe bendi i saj i muzikës soul nuk kanë gjetur famën deri në vitin 2002, kur kanë publikuar albumin, e më vonë janë nominuar për Grammy dhe kanë siguruar performancë në festivalin e Glastonbury.
Producenti i njohur Mark Ronson ka treguar se Jones dhe bendi i saj kanë qenë frymëzimi për një tjetër këngëtare të muzikës soul, Amy Winehouse dhe për muzikën në albumin e saj “Back to Black”.