Vdes medalisti olimpik xhamajkan

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 16:00 | Nga

Medalisti olimpik i kërcimit së larti, Germaine Mason ka vdekur pas një aksidenti me motor.

Atleti 34-vjeçar besohet të ketë humbur kontrollin e motorit ndërsa u rrëzua duke gjetur vdekjen në vendngjarje rreth mëngjesit të orës 4.20.

“Germaine Mason, 34 vjeç, atlet i lindur në Xhamajka dhe ish-kërcyes ndërroi jetë në një aksident me motor këtë mëngjes”, njofton policia xhamajkane, transmeton Telegrafi.

Mason, i cili është mik i ngushtë i Usain Bolt, thuhet se ka qenë i vetmi person i përfshirë gjatë aksidentit.

Atleti i lindur në Xhamajka, i cili ka përfaqësuar Britaninë e Madhe në vitin 2006, fitoi medaljen e argjendtë në Olimpiadën e Pekinit. Ai mban rekordin kombëtar të Xhamajkës për kërcim së larti.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme