Vdes muzikanti i njohur Asllan Kryeziu

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur në moshën 88-vjeçare muzikanti i njohur Asllan Kryeziu.

Kryeziu ishte pedagog dhe violinist i përkryer.

Ai në vitin 1949 fillon dhe jep lëndën e Edukatës Muzikore në fshatin Tërstenik dhe më pas edhe në Babaj të Bokës (në afërsi të Gjakovës).

Me fillimin e aktivitetit të Shoqërisë Muzikore “Hajdar Dushi”, Asllan Kryeziu ishte fiz-harmonisti i vetëm por më pas iu bashkangjit edhe Zeqirja Çarkaxhija.

Asllan Kryeziu punoi edhe në Shkollën “Zef Lush Marku”, në Brekoc dhe në Shkollën “Mazllom Këpuska” në Gjakovë, ku shquhej për nxjerrjen e talentëve më fushën e muzikës, ku spikatet emri i Esat Bicurrit.

Pedagogu i njohur punën e tij e vazhdon edhe në qytetin e Mitrovicës, ku edhe nga ky qytet zbulon shumë talentë të muzikës.

Të ngjashme