Vdes në aksident trafiku kapiteni i FSK-së, Sahit Goxhuli

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 10:52 | Nga

Ministria e Forcave të Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se sot në aksin rrugor Skenderaj-Drenas, në fshatin Polluzhë, rreth orës 0700L në një aksident komunikacioni, ka humbur jetën pjesëtari i FSK-së, Kapiten Sahit Goxhuli nga fshati Makerrmal komuna e Skënderajt, i cili ishte i sistemuar në Batalionin e Dytë të Brigadës së Mbështetjes Operacionle në Istog.

Me këtë rast, Ministri Haki Demolli dhe komandantit i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shprehim ngushëllimet më të thella familjes Goxhuli si dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, për humbjen e hershme të jetës së Kapiten Goxhulit, kur Ky, më së shumti i duhej familjes, FSK-së dhe Kosovës.

“Kapiten Sahit Goxhuli u lind më 24.02.1977 në fshatin Makerrmal, komuna Skënderaj. Sahiti si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës veproi në Brigadën 113 Mujë Krasniqi të Zonës Operative të Drenicës.

Pas transformimit të UÇK-së, inkuadrohet në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) gjegjësisht në Gardën e Kosovës. Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) Sahiti shërbeu në Batalionin e Dytë të Brigadën për Reagim të Shpejtë në Istog, i cili si pjesëtarë i FSK-së, ka dhënë një kontribut të çmuar në ngritjen dhe profesionalizimin e saj.

Kapiten Sahit Goxhuli pas vetës ka lënë gruan dhe dy fëmijë; vajzën 11 vjeçe dhe djalin 9 vjeç. Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë më vonë”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme