Vdes në moshën 18-vjeçare futbollisti i Skënderbeut

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Ish-futbollisti i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari, ka vdekur të shtunën mbrëma në moshën 18-vjeçare.

Tahirllari vuante nga sëmundja e tumorit malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe veshka, raporton Gazeta Express.  

A ishte prekur nga kjo sëmundje e rënë para një viti dhe i kishte kryer mbi pesë operacione që prej atëherë, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë ta shërojë dhe t’i mbijetojë asaj.

Sipas mediave shqiptare, Tahirllari vdiq të shtunën vonë.

Të ngjashme