Ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare futbollisti i famshëm kosovar, Labinot Harbuzi.
Kosovari me pasaportë suedeze ka ndërruar jetë në mëngjesin e ditës së sotme. Dyshohet se ka pësuar sulm në zemër rreth orës 10 të mëngjesit.
32-vjeçari ishte pjesë e gjigantit holandez, Feynord, para se të luante në Malmo, Gencerberligin, Manisaspor, Syrianska, shkruan Indeksonline.
Në vitet e fundit ai ishte pjesë e dy skuadrave pak të njohura aziatike, Prespa Birlik e Melaka United.
Harbuzi ishte pjesë e të gjitha grupmoshave të Suedisë.