Ditën e sotme ka vdekur trajneri 33-vjeçar i disa skuadrave të basketbollit kosovar, Illmen Bajra. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar njëri nga klubet në të cilin punoi, KB Prizreni.
“Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin. Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit , ishte pjesë e përfaqësueses njëherit edhe gjysë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë. Thellësisht të pikëlluar do e kujtojm Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona”, ka shkruar KB Prizreni në Facebook.