Vdes në moshën 44-vjeçare mbesa e Nelson Mandelës

Prishtinë | 26 Sht 2023 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Zoleka Mandela, mbesa e liderit Nelson Mandela, ka vdekur nga kanceri në moshën 43-vjeçare. Lajmin e hidhur e konfirmoi një zëdhënës i familjes.

Zoleka vdiq të hënën në mbrëmje, një javë pasi u shtrua në spital për trajtim.

“Skanimet e fundit zbuluan një progresion të rëndësishëm të sëmundjes, duke përfshirë fibrozën në mushkëri, si dhe disa emboli”, thuhet në deklaratë, që do të thotë se qelizat e kancerit ishin përhapur në të gjithë trupin.

Disa vite më parë ajo u diagnostikua me kancer në gji dhe u trajtua, por kanceri u rikthye sërish më vonë.

Të ngjashme