Vdes në Turqi 9 vjeçari nga Peja që kishte shkuar për shërim

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur 9-vjeçari nga Rugova e Pejës, Gent Nikqi që ishte dërguar kohë më parë për shërim në Turqi, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Adnan Hyseni nga Peja që ka ndihmuar në sigurimin e parave për Nikqin.

Ai përmes Facebook-ut ka shkruar se Genti nuk ka mundur që t’i mbijetojë sëmundjes.

“Ngushllime familjes se 9 vjeçarit Gent Nikqi nga Rugova e Pejes, falënderues secilit qe i qendroj afer Gentit deri sot”, ka shkruar ai.

Familja e Gentit kishte njoftuar me datë 6 prill se për të njejtin janë siguruar paratë e mjaftueshme për shërim.

Gent Nikqi ishte i diagnostifikuar me Hepatitis fulminanta, Encaphalopathia hepatica, dhe kishte nevojë për transplant të mëlçisë.

Të ngjashme