Bashkësia Islame e Kosovës njofton për vdekjen e hoxhës Hajrullah Hoxha nga Drenasi. BIK njofton se hoxha ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Njoftimi i plotë: Njoftojmë miqtë, kolegët dhe gjithë dashamirët se varrimi i hoxhës Hajrullah ef. Hoxha, do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme, në kohën e namazit […]
Vdes nga Coronavirusi hoxha nga Drenasi

Bashkësia Islame e Kosovës njofton për vdekjen e hoxhës Hajrullah Hoxha nga Drenasi.
BIK njofton se hoxha ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë miqtë, kolegët dhe gjithë dashamirët se varrimi i hoxhës Hajrullah ef. Hoxha, do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme, në kohën e namazit të ikindisë.
Po ashtu, ju njoftojmë se Hajrullah ef. Hoxha ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, andaj ju njoftojmë të gjithëve se varrimi i tij do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, si dhe nuk do të ketë të pame të organizuar.












