Vdes nga sulmi në zemër veterani i UÇK-së

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Sot ka ndërruar jetë, veterani i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Nehat Shala.

Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci tha se Shala ishte  dashur, i sinqertë dhe shumë i vendosur për bindjet e veta, duke dëshmuar kulturë e disiplinë në punë edhe sa ishte pjesë e administratës në Komunën e Drenasit.

Postimi i plotë:

Lajm i trishtueshëm, sot u nda nga radhët tona si pasojë e sulmit në zemër, veterani i UÇK-së, kolegu e miku ynë nga Kishnareka, Nehat Shala.

Nehat Shala, ishte pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, duke marrë pjesë në betejat e lavdishme të kësaj brigade.

Ai ishte i dashur, i sinqertë dhe shumë i vendosur për bindjet e veta, duke dëshmuar kulturë e disiplinë në punë edhe sa ishte pjesë e administratës në Komunën e Drenasit.

Të ngjashme