Vdes një 17-vjeçar, dyshohet se u godit nga një veturë

Prishtinë | 02 Sht 2026 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Një 17-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë.

Burime të Klan Kosova bëjnë me dije se i riu është dërguar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, mirëpo stafi mjekësor nuk ka arritur ta rikthejë në jetë.

“Një 17-vjeçar është sjellë nga Ndihma e Shpejtë, është goditur nga vetura. Është sjellë pa shenja jete. Edhe përkundër të gjitha masave të ndërmarra të RCP nga ekipi kujdestar në QE, nuk është arritur të fitohet përgjigje kardike. Konstatohet vdekja, pacienti nuk mundi të ju përballojë lëndimeve të marra”, ka thënë ky burim.

Të ngjashme