Vdes një 34 vjeçar në Prishtinë, policia e cilëson si vdekje e dyshimtë

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Në orën 04:00 të mëngjesit është gjetur një person pa shenja jete në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Mirëpo këtë rast, policia po e trajton si vdekje të dyshimtë.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënsja e PK-së, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë që pasi mjekët emergjent kanë dalë në vendngjarje është konstatuar se bëhet fjalë për një mashkull 34 vjeç.

“Rreth orës 04:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 34 vjeç. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, njofton Policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme