Vdes një grua në QKUK, bashkëshorti fajëson mjekët, Policia nis hetimet

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se dytë më parë në emergjencën e QKUK-së ka vdekur një femër.

Sipas raportit, thuhet se bashkëshorti i saj ka deklaruar se gruaja e tij kishte ndërruar jetë si shkak i mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve.

Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok.

“Prishtinë  16.12.2021 – 20:20. Nga Emergjenca QKUK është raportuar se viktima femër kosovare kishte ndërruar jetë. Sipas ankuesit mashkull  kosovar gruaja e tij kishte ndërruar jetë si shkak i mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve. Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme