Një person ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Gjakovë -Pejë, përktatësisht në fshatin Osek Hylë.
Policia njofton se në këtë aksident ka humbur jetën A. H. G lindur me 05. 03. 1964 nga komuna e Gjakovës
“Në këqyrjen e vendit te ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse policore, dhe menjëherë është dyshuar se kemi te bëjmë me aksident trafiku dhe viktima ishte në cilësinë e këmbësorit i cili është goditur nga një automjet udhëtarësh i cili pas goditjes kishte ikur nga vendi i ngjarjes”.
Pas një pune operativo hetimore, policia ka arrestuar L. M. M lindur me 22, 06. 1992 mashkull – Kosovar / shqiptar nga komuna e Deçanit.
Njëkohësisht është sekuestruar edhe automjeti i dyshuar tipit W Bora me të cilin është shkaktuar aksidenti.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari mbahet në ndalim policor, ndërsa viktima është dërguar në M. L. për autopsi.