Në mesin e mijëra viktimave të shënuara nga koronavirusi në SHBA është edhe një kosovar, i cili vdiq pasi u infektua nga pandemia Covid-19.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Haki Latifi, njëri nga familjarët përmes një postimi në Facebook, ku tutje tha se kosovari 69 vjeçar i cili vdiq dje, vjen nga Pirana e Prizrenit dhe vdiq në New Jersey.
“Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se pasi humbi betejën me COVID-19 në New Jersey të ShBA-së, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare SALAJDIN (XHEVAT) LATIFI – DALIPI (30.10.1959 – 19.04.2020) nga Pirana e Prizrenit”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Duke u bazuar në njoftimet e fundit, numri i viktimave të koronavirusit në SHBA ka arritur në 39 mijë e 115, ndërsa shifra e përgjithshme e të prekurve ka arritur në 741 mijë e 866 raste.
Njoftimi i plotë i Latifit:
“NJOFTIM MORTOR NGA
FAMILJA LATIFI-DALIPI
Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se pasi humbi betejën me COVID-19 në Neë Jersey të ShBA-së, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare SALAJDIN (XHEVAT) LATIFI – DALIPI (30.10.1959 – 19.04.2020)
nga Pirana e Prizrenit.
Per shkak të gjendjes së krijuar nga Covid-19, e pamja do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar.
Ceremonia e varrimit bëhet në SHBA.
Shpirti dritë ju bëftë dhe pushoftë në paçen e amëshuar!
Të pikëlluarit
Familja Latifi-Dalipi”.