Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit
Rasti ka ndodhur në fshatin Lubiçevë të Prizrenit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërkaq policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në spital nga familjarët e tij.
“Është raportuar se në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren nga familjarët është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.