Një person ka vdekur dje në Prishtinë pasi derisa kishte qenë duke punuar, kishte pasur probleme shëndetësore dhe me ndihmë të shpejtë nga vendi i ngjarjes është dërguar në QKUK.
Policia njofton se pas kontrollit mjekësor nga mjeku është konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar lëndën e rastit, ndërsa me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës është iniciuar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar kishte pasur probleme shëndetësore i cili me ndihmë të shpejtë nga vendi i ngjarjes është dërguar në QKUK. Pas kontrollit mjekësor nga mjeku është konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar lëndën e rastit, ndërsa me urdhërin e tij trupi i pajetë i viktimës është iniciuar në IML për obduksion.