Vdes një person në Shtime, Policia jep detaje

Prishtinë | 20 Dhj 2023 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka hapur hetimet për vdekjen e një personi në Shtime.

Sipas policisë ai fillimisht ishte dërguar në QKMF-në e Shtimes e më pas në emergjencën e Ferizajt ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Mollopolc- Shtime 19.12.2023 – NN. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKMF-Shtime e më pas në emergjencën e Ferizajt, nga ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme