Vdes një person nga Podujeva, gjendja i ishte përkeqësuar gjatë rrugës

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar nga fshati  Penuhë i Podujevës, ka vdekur në QKUK, pas përkeqësimit të gjendjes në një pompë të derivateve të naftës.

Sipas njoftimit  të Policisë së Kosovës, trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë në një pompë të derivateve, pasi që nuk ishte ndjerë mirë. Autoambulanca ka marr viktimën dhe sipas tyre në të arritur në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme