Policia e Kosovës bën të ditur se në Kamenicë një mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti gjersa ishte duke punuar në mal është rrokullisur me traktor.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe ekipi i mjekësor, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.