Ka vdekur një person rreth të 20-ave në Prishtinë, derisa dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë.
Këtë e ka konfirmuar për KOHA-n zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Sot me datë 20.04.2020 rreth orës 17:46 Policia ka pranuar një informatë se në rr. Xheladin Hana në Prishtinë një person rreth të 20-ve dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë”, ka thënë Hoxha.
Ai ka shtuar se viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekësve nuk u ka mbijetuar plagëve.
“Policia ka dal në lokacion dhe janë duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti dhe për detajet do të njoftoheni pas raportimeve tjera”, ka thënë Hoxha.
Mësohet se viktima është vajzë, e lindur në vitin 2000.