Vdes një person tek liqeni artificial në Mitrovicë

Mitrovicë | 16 Kor 2017 | 16:18 | Nga

Një person ka vdekur në Mitrovicë, derisa po ngiste biçikletën skaj liqenit artificial.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, ka konfirmuar për Klan Kosova, Nysret Mehmeti, nga zyra për media e policisë në rajonin e Mitrovicës.

“Një person shtetas i Kosovës, me nacionalitet boshnjak, që jeton në Mitrovicën veriore, ka qenë duke lëvizur me biçikletë skaj liqenit artificial dhe befasisht është rrëzuar nga biçikleta”, ka treguar Mehmeti.

Emergjenca menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, por personi 53 vjeçar, tashmë kishte ndërruar jetë, aty është konfirmua edhe vdekja e tij nga ekipi i mjekëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme