Vdes një punëtor i ndërtimtarisë në Pejë

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor (shtetas i Shqipërisë), ka ndërruar jetë pasi ishte rrëzuar duke punuar në një shtëpi private.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 11:00 në fshatin Isniq, në Deçan.

Siç thuhet në njoftim, viktimës ndihma e parë mjekësore iu ka dhënë në Spitalin Rajonal në Pejë, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK, i cili rreth orës 21: 00 ka ndërruar jetë.

“Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi private dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktimës ndihma e parë mjekësore  iu ka dhëne në Spitalin Rajonal në Pejë, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK i cili rreth orës 21: 00 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunal, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme