Ekonomia Online
FUNDIT

Vdes një punonjës në kopsht zoologjik, sulmohet nga arinjtë

Vdes një punonjës në kopsht zoologjik, sulmohet nga arinjtë

Një punonjës në një kopsht zoologjik ka vdekur si shkak i sulmit të arinjve. Siç shkruan BBC, rasti ka ndodhur gjatë së shtunës, ku punonjësi ishte futur në zonën e kafshëve të egra të kopshtit, derisa turistët e tmerruar shihnin tragjedinë. Parku i Kafshëve të Egra në Shangai i ka shprehur ngushëllime familjes së të […]

Një punonjës në një kopsht zoologjik ka vdekur si shkak i sulmit të arinjve. Siç shkruan BBC, rasti ka ndodhur gjatë së shtunës, ku punonjësi ishte futur në zonën e kafshëve të egra të kopshtit, derisa turistët e tmerruar shihnin tragjedinë.

Parku i Kafshëve të Egra në Shangai i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, duke shtuar se janë shumë të dëshpëruar me këtë tragjedi. Ata bënë me dije se janë duke shikuar rrethanat e incidentit dhe do të punojnë në përmirësimin e kushteve të sigurisë.

Që nga ky rast, parku po qëndron i mbyllur ndërsa vizitorëve u janë kthyer paratë e biletave. Disa nga vizitorët që ishin afër vendngjarjes shkruan në rrjete sociale se kishin dëgjuar shumë zhurmë.

Ndërsa, disa kanë komentuar se arinjtë po veprojnë si çdo kafshë e egër, dhe zgjidhja e vetme për të mos u përsëritur aksidente të tilla, është që kopshtet zoologjike të mbyllen dhe kafshët të lihen të lira.

Të ngjashme