Një shtetas austriak është gjetur i vdekur pa shenja jete në një nga hotelet në rrugën Prishtinë-Shkup. Kjo ngjarje po cilësohet si vdekje e dyshimtë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënesja Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. “Rasti ka ndodhur në një hotel, në rrugën Prishtinë- Shkup. Vdekjen e viktimës mashkull shtetas austriak, e ka […]
Vdes një shtetas austriak në një hotel në rrugën Prishtinë-Shkup

Një shtetas austriak është gjetur i vdekur pa shenja jete në një nga hotelet në rrugën Prishtinë-Shkup.
Kjo ngjarje po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënesja Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Rasti ka ndodhur në një hotel, në rrugën Prishtinë- Shkup. Vdekjen e viktimës mashkull shtetas austriak, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”.











