Vdes njëri nga 7 të lënduarit në aksidentin e djeshëm në Kishnicë

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë rreth orës 19:00 në aksidentin ku u përfshinë shtatë persona në një aksident trafiku, ku sot njëri nga këta të lënduar ka vdekur në QKUK.

Trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Kujtomë, që aksidenti ndodhi në rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Kishnicë. Lajmin e kishte konfrimuar edhe policia e Kosovës dje.

“Dje rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut’, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme