Vdes njëri nga të aksidentuarit te rrethrrotullimi në Prishtinë

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 07:51 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur njëri nga tre të lënduarit e aksidentit tek rrethrrotullimi në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i repartit të Mjekimit Intensiv.

“Tek ne ka qenë një 17-vjeçar. Fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju bëjë ballë pasojave të lëndimeve. I njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, tha Uka për Klankosova.tv

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës, ndodhi një aksident i rëndë.

Vetura e aksidentuar ra poshtë urës, me ç’rast tre persona u lënduan, e njëri nga ta rëndë.

Të ngjashme