Vdes pacienti i dytë me ebola në qytetin më të madh të Kongos

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Pacienti i dytë i diagnostifikuar me sëmundjen e ebolas në qytetin kryesor të Kongos ka ndërruar jetë.

Siç raporton Reuters ai është trajtuar shumë vonë dhe ka vdekur ngase ka pasur edhe gjakderdhje, transmeton Klan Kosova.

Konfirmimi i këtij rasti ka shtuar frikën se ky virus mund të përhapet në qytetin që banohet nga dy milionë veta – i cili ndodhet 350 kilometra më në jug nga aty ku kishte shpërthyer sëmundja së pari.

Kjo thuhet se mund të përshpejtojë përhapjen e sëmundjes e cila ka marrë jetën e një mijë e 800 vetave në vitin e kaluar.

Të ngjashme