Një person ka humbur jetën pasi që është rrokullisur me traktorin që po e drejtonte.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth mesditës në Kamenicë.
“Viktima deri sa kishte qenë duke drejtuar traktorin e tij, është rrokullisur dhe si pasojë i njëjti kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në raportin e Policisë.
Ekipi mjekësor ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti po trajtohet si vdekje aksidentale.