Vdes pasi bën vetë aksident

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 10:30 | Nga

Në fshatin Makovcë të Prishtinës, dje një burrë ka vdekur pasi është vetë aksidentuar.

“Ngasësi mashkull K-shqiptar me veturë të tij nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime fatale ka pësuar ngasësi i veturës, ndërsa tre pasagjerët e tij meshkuj K-shqiptar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e sotëm policor.

Policia njofton se trupi i pa jetë do të dërgohet për obduksion ndërsa rasti është duke u hetuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme