Vdes personi që u gjet i alivanosur në Podujevë

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Të dielën në mesditë një burrë është gjetur i alivanosur në një fushë në Podujevë.

Ekipi mjekësor e ka marrë personin në fjalë për ta dërguar në trajtim mjekësor, ku më pas edhe është konstatuar vdekja e tij.

“Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në fushë i alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, kanë marrë viktimën për ta dërguar në trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar nga emergjenca ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”.

Të ngjashme