Një punëtor i kompanisë “Pastrimi” është shtypur nga kamioni derisa ishte në punë. Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen “Qëndresa” në Matiqan të Prishtinës.
Rastin për gazetametro.net e ka konfirmuar Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës. Ajo ka sqaruar se Policia akoma është duke hetuar për rastin.
“Po, sot në orën 12:20 një punëtor derisa po kryente punë është shtypur nga kamioni me ç’rast ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për gazetmetro.net.
Mësohet se viktima është S.A., 54 vjeç, i cili ishte punësuar në kompani një vit më parë.
Ndërkaq, ajo ka konfirmuar se rasti deri tash po konsiderohet si aksident trafiku, ndërkohë që po vazhdon hetimi.