Ka vdekur studentja e UBT-së, Valentina Ibrahimi, e cila ishte e diagnostifikuar me sëmundjen e leukemisë akute.
Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ibrahimi, ku ndër tjerash theksoi se vdekja e Valentinës është një humbje e madhe për të gjithë.
“Mbrëmë morëm lajmin e hidhur se studentja jonë Valentina, u largua nga ne, por vetëm fizikisht, pasi që vepra dhe puna e saj gjithmonë do të mbetet në kujtimin tonë. Ne humbëm një vajzë që synimet i kishte shumë të larta dhe një profesioniste në formim e sipër, andaj në emër të UBT-së, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”.
“Ngushëllime familjes Ibrahimi, shokëve e shoqeve të Valentinës, aktivistëve e të gjithë kontribuesve që u solidarizuan për shërimin e saj”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të rektorit Hajrizi, drejtuar familjes Ibrahim