Vdes tragjikisht i riu pasi u godit nga rrufeja

Prishtinë | 01 Kor 2026 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Delloc të Suharekës, ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Rasti për Klan Kosova e konfirmoi  komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha.

Për redaksinë, Hoxha po ashtu bëri të ditur se tërheqja e trupit të të ndjerit ishte e vështirë, ndërsa momentalisht gjendet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mushtisht.

Të ngjashme