Vdes Zejnullah Gruda, profesor dhe ish-anëtar i Komisionit për Demarkacion

Prishtinë | 07 Mar 2021 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë profesori dhe intelektuali i njohur nga Peja, Dr.Zejnullah Gruda.

Lajmin për vdekjen e Grudës e bën të ditur miqtë e tij të afërt.

Gruda përgjatë karrierës së tij është marrë me botime dhe publikime të ndryshme.

Poashtu i njëjti ishte aktiv edhe me shumë opinione, sidomos sa i përket çështjes së kufijve.

Zejnullah Gruda ishte profesor universitar dhe gjithashtu anëtar i Komisionit për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme