Vdesin dy persona gjatë një aksidenti në Klinë

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 14:23 | Nga

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Dollc të Klinës, me ç’rast dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar. Policia ka njoftuar se viktimat e këtij aksidenti janë A.Gj., 1986, dhe D.Gj., 1992. Dy personat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Komunikata e plotë:

Informoheni se sot më datën 2 shkurt 2017 rreth ores 07:45 në rrugën regjionale Pejë – Pristinë, përkatësishtë në fshatin Dollc komuna Klinë, ka ndodhur aksident në komunikacionin rrugor me pasojë vdekjen e dy (2) personave dhe lëndimin e tre (3) të tjerëve.

Në ketë aksident ishin të përfshirë tri automjete, dy nga këto me targa të regjistrimit vendor dhe një automjet me targa regjistrimi të shtetit Sllovenisë.

Viktima të këtij aksidenti janë: 1. A.Gj-1986 ; 2. D.Gj-1992 të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët dy nga këta nga vendi i ngjarjes janë dërguar në Spitalin rajonal Pejë për trajtim mjekësor.

Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti, me ç’rat kanë marë pjesë në shikimin e vendit të ngjarjes dhe sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e tejkalimit të pa sigurtë të njërit nga këto automjete.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave janë liruar për të vazhduar me cermenonin mortore.

Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme