Vdesin pesë persona për vetëm 24 orë në trafik

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 11:54 | Nga

Për vetëm 24 orë në Kosovë janë shkaktuar disa aksidente me fatalitet.

Brenda një natë kanë humbur jetën pesë persona. Një aksident në Gjakovë u mori jetën dy personave, nënë e djalë teksa një aksident tjetër në Pejë, i mori jetën një vajze.

E siç mëson Indeksonline, nga një aksident i mbrëmshëm në Greme të Ferizajt humbën jetën dy vajza në moshë të re.

Pra bashkë me afrimin e sezonit të verës janë shtuar edhe aksidentet në trafik përderisa sipas Policisë së Kosovës në këtë vit sfida më e madhe ka qenë numri i madh i aksidenteve me fatalitet, gjë që po vazhdon të ndodhë edhe në fund të këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme