Vdiq aktivisti i çështjes kombëtare Xhemal Nikaj

Prishtinë | 09 Sht 2023 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Sot në Tuz të Malit të Zi ka vdekur aktivisti i hershëm i çështjes kombëtare Xhemal Nikaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në fshatin Dinoshë, raporton Klan Kosova.

“Xhemali në vitin 1968 ngriti flamurin në Malësi të Madhe. Ishte hera e parë që në ish-Jugosllavi u ngrit flamuri në troje shqiptare në Mal të Zi. Për çka u persekutua nga pushteti i atëhershëm. Ai nuk e ndali aktivitetin e tij kombëtar gjatë gjithë kohës. Gjatë luftës në Kosovë organizoi pritjen e familjeve shqiptare nga Kosova. Njëzetmijë të shpërngulur nga Kosova u mbështetën nga ai dhe Këshilli të cilin e drejtoi. Shkuarja e tij në përjetësi është lajm i trishtë për shqiptarinë dhe lëvizjen kombëtare e posaçërisht për shqiptarët në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme