Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR ka thënë se nga zotimi që kanë pasur në zgjedhjet e kaluar për punësim, vetëm 6 mijë familje nuk kanë të punësuar një anëtar.
I pari i partisë së Nisma SocialDemokrate Fatmir Limaj njëherit edhe kandidatë për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR në Debat Plus ka folur rreth zotimeve të kësaj partie.
Sipas Limaj Nisma ka pasur katër zotime të cilat sipas tij kanë bërë një ecje të jashtëzakonshme.
Njëri ndër to është zotimi për punësim ku sipas tij vetëm 6 mijë familje që nuk kanë të punësuar një anëtarë.
“Ne kemi bërë një ecje të jashtëzkonshme në 4 zotimet tona, akualisht në Kosovë vetëm 6 mijë familje janë që nuk kanë të punësuar një anëtarë sipas të dhënave të ministrisë, këtu jemi tuj folë tek mininmumi. Zotimi jonë ka qenë të paktën të jetë një prej familjes, sipas ministrisë së punës kjo është shifra. Një pjesë e të rinjëve janë futur në praktikë, e një pjesë në trajnim për aftësim profesionale”, tha Limaj në Debat Plus