Vedat Muriqi ka thyer rekord qysh në debutimin e tij me Mallorcan.
Sipas statistikave zyrtare të Opta, faqe e specializuar për statistika, Muriqi ka marrë pjesë në 22 duele ajrore në përballjen e djeshme të ekipit të tij ndaj Rayo Vallecano, derisa 15 prej tyre i ka fituar, përcjell FrontOnline.
Ky ishte rekord për këtë sezon në të gjitha garat në Spanjë.
Sulmuesi kosovar gjithashtu mori notën më të lartë nga të gjithë nga SofaScore, 7.1.
Megjithatë, ekipi i tij, Mallorca u eliminua nga Kupa e Mbretit, duke u mposhtur me rezultat minimal 1:0 nga Rayo Vallecano.